Sarkozy u dënua me 5 vite burg/ Carla Brunin si mban nervat sulmon mikrofonin e medias (VIDEO)

Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, i qëndroi pranë burrit të saj Nicolas Sarkozy pasi ai u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me marrëveshjet me Libinë. 

Pas shpalljes së vendimit bashkëshortja e tij, Carla Bruni, reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart, organi që zbuloi për herë të parë këtë aferë. 

E revoltuar, ish-zonja e parë e Francës iu afrua gazetarëve dhe i hoqi logon e Mediapart (sfungjerin) nga mikrofoni, të cilën më pas e hodhi në tokë, duke shprehur hapur zemërimin e saj ndaj kësaj medie. 

Ky veprim erdhi menjëherë pas vendimit gjyqësor, që ka shkaktuar jehonë të madhe në opinionin publik dhe në skenën politike franceze. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT