Të palicensuar/ Spitalet private jashtë loje, nuk mund të bëjnë teste për koronavirus

Asnjë spital privat nuk mund të bëjë analizën për diagnostikimin e koronavirusit. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën dhe për të publikuar rezultatet është Institutin e Shëndetit Publik.

“Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.”-shkruhet në reagimin e tyre.

Reagimi:

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT