Sali Berisha s’ka besim tek të vetët, i bën thirrje partive të tjera: Të gjejmë një kandidat për Bashkinë e Tiranës, ju tregoj kush plotëson kushtet në PD

Sali Berisha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, komentoi procesin e nisur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për të shkarkuar Erion Veliajn pas urdhrit të Ramës.
Tashmë është fakt që Ogerta Manastirliu do jetë kandidatja e PS, ndërsa nga kampi opozitar, situata është e paqartë. Mesa duket Sali Berisha nuk ka besim tek të vetët ndërsa Ilir Alimehmetin e shikon si personi që plotëson të gjitha kushtet.
Sali Berisha tha se do të bashkëpunojë me të gjithë opozitarët ndërsa theksoi se do të ishte më e mira që të dilnin me një kandidat të përbashkët.
“Do bëjmë gjithçka, do bashkëpunojmë me të gjitha grupet opozitare që të kemi një kandidat të përbashkët për Bashkinë Tiranë.
Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar si kryetar Bashkie në Tiranë. Nëse gjendet një figurë konsensusi do jetë më e mira. Duhet një figurë që plotëson disa kushte.
Jemi të hapur. Por në Shqipëri ka farsa, jo zgjedhje. Ne nuk bojkotojmë por është farsë. Rama shndërroi në farsë sot procesin themelor të shtetit, formimin e qeverisë, qeverisë së tij.
Nuk e them unë, por e gjithë bota. Rama faktoi se është i gatshëm të marrë çdo vendim për të mos dorëzuar mandatin”-tha Berisha.
Berisha konfirmoi se PD-ja do të futet në zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Tiranës.
Gjithashtu Berisha tha se këshilltarët demokratë do të votojnë për shkarkimin e Veliajt.
“Me Ramën nuk ka zgjedhje por ne do të hyjmë në zgjedhje. Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë që që ta zhduke përfundimisht Erion Veliajn. Unë skam kurrë keqardhje është Veliaj. Ajo forca jonë politike u angazhua 46 protesta nuk u nda ndaj shiu dhe diellit se ai e meritonte. Altin Troplini e mbron atë nga diegsat.
Ta akuzosh Ahmetajn për djegësat që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim kurse Edi Rama dhe Veliaj që e kanë firmosur dhe janë autorë kryesorë iu kanë falur. Këshilltarët tanë kanë kërkuar dorëheqjen e tij”, tha Berisha.
Gjithashtu kreu i demokratëve tha se Veliaj është keqtrajtuar në qelinë e paraburgimit në Durrës, duke e izoluar dhe kërcënuar.
“Procesi kundër Veliajt është një proces i bazuar në fakte që dëshmojnë implikimin në aktet korruptive familjare. Ai cfarë ka bërë, ka dhënë tendera që kanë transferuar para tek e shoqja dhe e dyta është që biznesmenët kanë marrë favore duke sponsorizuar të shoqen , këto janë të dhënat.
Mënyra e trajtimit në burg e Velkiajt është çnjerëzore dhe staliniste, e kanë trajtuar keq në burg duke shkelur të drejtat e njeriut. Kur shkelen të drejtat e njeriut, unë s’mund të kënaqem edhe pse e kam kundërshtar.
Edhe para pushkatimit, i pandehuri e ka një të drejtë. Veliajn e kanë futur në izolim total, i futën Ulsi Manjën me një vrasës për ta kërcënuar, thuhet që edhe Dakon e kthyen në qeli për të dhënë porosi dhe kërcënime. Unë nuk jam, asnjë takim , asnjë takim me avokatët ndërkombëtarë, pse kanë frikë nga avokatët e huaj këta?!”, tha Berisha.