Shatri: Perëndimi e shpëtoi Kosovën nga vëllavrasja

Xhafer Shatri

Xhafer Shatrit, veprimtar i lëvizjes kombëtare, duke përmendur arsyet pse kishte dhënë dorëheqjen në ekzil në fund të viteve ’90, thotë se kishte marrë informacione shumë të besueshme sipas së cilave Serbia kishte arritur një ndikim te të dy krahët politikë, e edhe ushtarakë në Kosovë. Ai besonte se fare lehtë mund të shpërthenin konfliktet ndërshqiptare në veri të Shqipërisë.

“Ai plan ka qenë i koduar me emrin, nëse nuk gabohem, ‘Barzan’, që besoj se ishte një prej emrave të liderëve kurdë në Irak, të cilët Saddam Husseini i përdorte për shpartallimin të armikut dhe për nxitjen e atyre që të luftojnë kundër njëri-tjetrit”, ka thënë ai për “Koha Ditore”. “Dhe, kur e kam parë se vërtet ekzistonte rreziku të ndodhte kjo gjë, s’kam parë arsye për të vazhduar, prandaj kam vendosur të jepja dorëheqjen nga pjesëmarrja në çështjen e Kosovës dhe se duhej të filloja t’i shihja punët e mia”.

Duke folur për nivelin e madh të armiqësisë përbrenda trupit politik shqiptar edhe pas fundit së luftës dhe për zhvillimet pas qershorit të ‘99-s, Shatri tha se “përçarje e madhe kontribuoi në defaktorizimin e Kosovës”.

“Kosova doli nga lufta pa qeveri, doli pa udhëheqje, pa një udhëheqje unike. Dhe, realisht, nga subjekti që ishte për vite të tëra, u kthye në objekt. Pastaj erdhi bashkësia ndërkombëtare këtu, erdhën administratorë të ndryshëm, njëri pas tjetrit, dhe suksesin më të madh ata e konsideronin kur i ulnin në një tavolinë liderët e Kosovës”.

Shatri, në emisionin “Press-ing” të KTV-së ka treguar se synimet e lëvizjes ilegale të viteve shtatëdhjetë kanë qenë bashkimi i shqiptarëve në trojet e pushtuara në një njësi të vetme, duke shtuar se ndryshimi i programit, për ta përfshirë pavarësinë e Kosovës, ka ndodhur gjatë viteve tetëdhjetë. Ai po ashtu ka thënë se “çdo lëvizje ilegale i ka pasur heronjtë, por edhe prostitutat e veta”.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT