Rama krahason Covid me Murtajën: Kufijtë më herët? Po ja do ta vononim pak

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për media (nga Facebook-u i tij) ku ka sqaruar edhe njëherë masat dhe për t’u bërë apel qytetarëve.
Rama shprehet se kufiri me Italinë nuk u mbyll që në fillim pasi nuk do e ndalonte epideminë apo koronavirusin duke marrë shembull murtajën e Mesjetës, sipas tij, e cila nuk kishte mjete ajrore.
Ai thotë se mbyllja e kufijve vetëm sa do e ngadalësonte koronavirusin por nuk do e ndalonte të vinte në Shqipëri.
”Le të ngulisim së pari dhe të zbatojmë këshillat në këtë situatë, hapjen e dritareve, vetëizolimin 14 ditë, nëse kemi ardhur nga jashtë, moslejimin e të moshuarve të dalin nga shtëpitë.
Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo. Ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike.
Murtaja e mesjetës kur s’kishte transport ajror dhe kishte vetëm mjete rrugore por i mori jetën miliona njerëzve në Europë.
Mbyllja e kufijve nuk e ndalon epideminë nga korona por vetëm e ngadalëson. Ajo bëhet vetëm kur shfaqet”- tha Rama.
Duke kërkuar ndjesë për kufizimet e mëdha rama tha se do të mbyllet cdo gjë për qarkullimin e mjeteve.
“Përulësisht iu lutem, por kjo luftë nuk fitohet ndryshe. Nga e premtja deri të dielën do të blindohet qarkullimi. Transporti urban është i mbyllur. Nga e premtja deri të dielën do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private. Nuk do të ketë as taxi“, tha Rama.