Rama përmend sërish Vlorën: Kreativiteti vlonjat detyron qytetarët të ecin si në kohën e moçme, burri para gruaja mbrapa

“Jo më hapësira të zëna”, kjo ka qenë sërish urdhri i kryeministrit Edi Rama këtë të martë për qytetarët edhe ndërtuesit.
Gjatë prezantimit të paketës me masat për ndërtimet pa leje dhe zaptimin e territorit, kreu i qeverisë ritheksoi për të disatën herë që të gjithë ata që do të shkelin ligjin do të përballen me të dhe do të ndëshkohen ashtu sikurse kodi penal në vendin tonë e parashikon.
Rama tha se shteti do të qëndrojë sy e veshë nga procesi i ndërtimit të çdo objekti dhe nuk do të lejohet transformimi apo tjetërsimi i lejes së ndërtimit. Gjithashtu kreu i qeverisë pohoi së një objekti nuk do t’i lidhet uji dhe dritat pa marrë certefikatën e përdorimit.
“Por një element tjetër është që nuk do lidhet më drita dhe uji nëse objekti nuk do të marrë çertefikatën e përdorimit. Nuk do të ketë më pallat që nga njëra anë ndërtohet nga ana tjetër futen njerëz, e pastaj bëhet si Hamasi i marrin peng dhe ikin dhe bëjnë të pamundurën që pallati të konfiskohet pasi njerëzit janë brenda”, theksoi Rama, teksa më tej u ndal sërish te Vlora, aty ku dhe në fillim të korrikut startoi aksioni për lirimin e hapësirave publike.
“E ka zënë gjithë lagjen me tenda, kam lejen thotë ai. Dhe shyqyr doli edhe kreativiteti vlonjat në lungomare u bë lungomare doli pergolata prej hekuri. Atje është hekurishte dynjaja, pergolatë, leje për punime përgatitore me destinacion pergolatën. U mbush Shqipëria me pergolata dhe pemët i fusin brenda në lokal ndërkohë që njerëzit nuk dinë nga të kalojnë. Ndërkohë që na detyrojnë të gjithëve të ecim si në kohën e luftës burri para gruaja mbrapa, çuni i parë mbrapa mamasë, çuni i vogël në fund fare, rresht për një se nuk ka trotuar”, tha kryeministri.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Të merren dhe të transmetohen në fasada të bëra shkel e shko nga ndërtues që jam i bindur që nuk dallojnë më shumë se 4 ngjyra. Është e patolerueshme, kështu që në çdo fazë të projektit kjo nuk do lejohet. Por një element tjetër është që nuk do lidhet më drita dhe uji nëse objekti nuk do të marrë çertefikatën e përdorimit. Nuk do të ketë më pallat që nga njëra anë ndërtohet nga ana tjetër futen njerëz, e pastaj bëhet si Hamasi i marrin peng dhe ikin dhe bëjnë të pamundurën që pallati të konfiskohet pasi njerëzit janë brenda.
Kjo nuk do lejohet më, përkundrazi deri në ditën që do merret certefikata e përdorimit nuk do të ketë as ujë dhe as drita. Ashtu sikurse edhe në aspektin e lokaleve që operojnë pa leje ne do të shikojmë këtë kompenent. Natyrisht në këtë rast nuk është përgjegjësia e tyre dhe ti jo nuk mund të zësh hapësirën publike e ti të më japësh ujë e drita e taksa.
Jo, duhet në këtë fazë ku jemi dhe në vitet që kemi për të në familjen e BE të ndajmë mirë se çfarë është e publikut dhe çfarë është e individit. Çfarë është e komunitetit dhe çfarë është tregtarit. Çfarë është brezave që vijnë dhe brezave që sot punojnë. Këto duhen ndarë sepse ndryshe nuk shkojmë larg dhe natyrisht ne kemi bërë këtë vend një vend shumë më të jetueshëm me shumë më te rregullt, por për ta bërë europën e ballkanit duhet të hedhim një hap shumë të rëndësishëm para dhe për këtë arsye dhe duke adresuar dhe një pyetje të thjesht që njerëzit bëjnë edhe pse s’jam dakord që thonë
Pse i la shteti? Jo nuk ka shkelja është shkelje në çdo kohë. Pse polici nuk e pa kur ai e vrau, ai nuk duhet kapur se kështu i bie nuk jam dakord me këtë pjesën, por jam dakord me njerëzit që këta i bënë po ata të tjerët që i panë dhe i lanë ku janë? E ata që i lanë do të jenë pjesë e përgjegjësisë të një zinxhiri të ndara.
E çdo zonë do të ketë përgjegjësi për inspektorët përkatës dhe të gjitha ato paçavurret që janë për tu çuar nëpër shkolla riedukimi që ti themi njerëzve çfarë të bën analfabetizmi të disa inspektorëve në Vlorë atje që çertefikojnë çdo lloj shkelje, nuk do të jenë më të mundura sepse do dënohet inspektori dhe të gjitha raportimet nuk do jenë raportime mes injorantësh por do të jenë online. Besoj se këto janë masa të cilat kanë ardhur.