Kosovë-Greqi, zyrë të përbashkët për tregtinë në Athinë

Gjatë takimit që patën sot ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopulos dhe ai i Kosovës, Enver Hoxhaj, u vendos që në Athinë të ngrihet një zyrë për bashkëpunimin mes tyre në fushën e tregtisë dhe për çështjet ekonomike. Ministri grek sqaroi se vendimi në fjalë nuk ndikon në qëndrimin e Greqisë ndaj statusit të Kosovës, pasi siç dihet Athina Zyrtare nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Është e njohur se në kuadër të Bashkimit Evropian, ka pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e statusit të Kosovës. Pozicioni i Greqisë është i njohur”, deklaroi Avramopulos, i cili shtoi se “të gjithë pajtohen me faktin që Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane”. Sipas tij qëllimi strategjik i Greqisë është për të krijuar një rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit në Evropën Juglindore. Kjo kërkon bashkëpunimin ekonomik dhe zgjidhjen paqësore të dallimeve përmes diplomacisë.

Nga ana e tij, ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për popullin dhe qeverinë greke, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në kohë shumë kritike. Ai falënderoi ushtarakët dhe gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën gjatë viteve ’90 dhe më tej, duke ndihmuar në ndërtimin e një Kosove të fortë e moderne.

Hoxhaj pohoi se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Greqisë dhe Kosovës dhe për vendosjen e Zyrës së përbashkët Tregtare, e cila do të forcojë këtë bashkëpunim. “Ne jemi të interesuar për të zhvilluar bashkëpunimin në shumë fusha, duke përfshirë edhe në fushën e arsimit, ekonomisë, tregtisë dhe kulturës “, deklaroi ministri Hoxhaj.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT