Nominimi “kokë më kokë” me Brikenën nxorri jashtë loje Gimbon, “KRISET” miqësia mes Selinit dhe Mateos: Na trego krevatin

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes Selin dhe Mateos.

Duket se miqësia e tyre ka marrë fund përfundimisht, pasi ata janë kthyer në kundërshtarë të njëri-tjetrit.

Gjatë përplasjes, Selin i është drejtuar Mateos me fjalët “mos u bëj bukëshkelur”, duke vijuar akuzat se ai dhe Brikena e kanë lidhjen e tyre vetëm për lojë.

Nga ana tjetër, Mateo i është kundërpërgjigjur ashpër, duke i thënë: “Të vijë turp! Vjen këtu dhe na tregon për krevatet.”

Pjesë nga debati:

Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.

Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.

Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.

Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.

Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.

Mateo: Të të vij turp.

Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.

Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT