A po funksionon? Pensionistët: Do dalim, nuk na vjen askush te dera!

Dita e sotme duhet t’i gjente në shtëpi të gjithë pensionistët. 

Ndërkohë nga shtëpia duhej të dilte vetëm një nga familjarët, dhe kjo vetëm pas një autorizimi për leje të marrë online në e-Albania. 

Por nga një vëzhgim i mediave në disa qytete të Shqipërisë, të moshuarit janë në rrugë. 

Pensionistët thonë se duhet të dalin për të blerë për të ngrënë pasi nuk besojnë se askush do t’u trokasë në derë për t’u kujdesur për ta.

Ndërkohë, edhe shumica e qytetarëve që u lejohet të dalin nuk e kishin autorizimin, pasi shumica nuk e kanë marrë lejen. Një ditë më parë Policia e Shtetit paralajmëroi se kush shihet jashtë pa treguar se ka marrë emailin apo mesazhin konfirmues do të gjobitet.

Qeveria është shprehur se pensionistët duhet të qëndrojnë të gjithë në shtëpi deri në një urdhër të dytë, ndërkohë ata që janë të vetmuar do t’u shërbehet nga autoritetet sociale shtetërore. 

Deri më tani, ky rregull i ri nuk po funksionin, pasi vetë pensionistët jane shprehur për Report Tv se do të dalin pasi deri më tani nuk kanë gjetur ndihmë nga shteti.

Në shërbim të tyre ka numra të caktuar telefoni, por për shkak edhe të moshës së tyre, nuk kanë ditur të veprojnë. Ata thonë se nëse shteti do t’i ndihmojë duhet të shkojë vetë në dyert e tyre për t’i pyetur për çfarë ata kanë nevojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT