“A do kandidoni për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Lisandër Hoxha

Ndryshe nga Dorian Teliti që shprehu gatishmërinë për të garuar për Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha në të njëjtën studio u shpreh se nuk ka një ambicie të tillë. 

Hoxha shtoi se mbetet i hapur për të mbështetur kandidaturën e duhur që opozita do të caktojë për bashkinë më të madhe në vend. 

“Nuk e kam menduar, po ta kisha ambicie do ta kisha deklaruar. Mbetem i hapur për të parë perspektiven e secilit prej njerëzve në Partinë Demokratike dhe për të mbështetur kandidaturën e duhur”, tha Hoxha në A2 CNN. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT