Po ia merr “frymën” qytetit të biçikletave, mes kundërshtive të banorëve, nisin punimet për ndërtimin e kullës 35-katëshe në Shkodër (Vendoset tabela në kantier)

Në “zemër” të Shkodrës do të ndërtohet një kullë 35 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

Këshilli Kombëtar i Territorit me firmë të kryeministrit Edi Rama i ka ndezur “dritën jeshile” jetësimit të kullës e cila pozicionohet karshi pedonales (ngjitur me Xhaminë) dhe zonës historike të qytetit të Shkodrës.

Kulla më e lartë në Shkodër do të ndërtohet nga shopëria “ROZAFA A” SH.P.K me administrator Adriano Uldedaj, ndërsa punimet sipas tabelës informuese, pritet që të zgjasin 84 muaj.

Prej kohësh shoqëria civile por edhe qytetarë të Shkodrës kanë kundërshtuar projektin për ndërtimin e kësaj kulle që sipas tyre i merr frymën “qytetit të biçikletave”.

Po ia merr “frymën” qytetit të biçikletave, mes

Projekti, si do të duket kulla

Ky projekt është përcjellë me kritika dhe kundërshti nga qytetarët e Shkodrës, pasi i hap rrugën ndërtimeve të larta në qytet, duke prishur identitetin e qytetit.

Por pavarësisht kundërshtive të banorëve, kulla ka hyrë në fazën e ndërtimit dhe së shpejti do të fillojë puna me eskavator për të hapur themelet e një ndërtimi risi për Shkodrën.

Qytetarët shprehen se qyteti po humb dinjitetin me ndërtimet e kullave, pasi turistët sipas tyre, kërkojnë që të shikojnë Muzeun e Kujtesës, Librarinë “At Gjergj Fishta”, Shtëpinë e Oso Kukës, Kalanë e Rozafës, Xhami e Kisha e jo një kullë që ia merr frymën qendrës së Shkodrës.

Jo vetëm shoqëria civile, opozita por edhe myftinia e Shkodrës është kundër ndërtimit të kësaj ndërtese shumëkatëshë të titulluar “Rozafa Tower” duke pretenduar se ky truall ku është planifikuar të ndërtohet kulla është pronë e komunitetit mysliman.

Po ia merr “frymën” qytetit të biçikletave, mes

Tabela e vendosur në kantier, detaje nga kulla në qendër të Shkodrës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT