Leyla Mosses Ones: SHBA do t’i përgjigjet çdo nevoje që ka Shqipëria

SHBA është e gatshme për çdo nevojë që mund të ketë Shqipëria për banorët e prekur nga tërmeti.

“Mbetemi të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj çdo nevoje që ka Shqipëria”, kështu tha në takimin me ambasadorët, përfaqësuesja e SHBA, Leyla Mosses Ones, sa i përket tragjedisë që goditi Shqipërinë pas tërmetit së 26 nëntorit.

Ndërkohë edhe ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk tha se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në këtë rast fatkeqësie.

“Turqia ka shprehur gatishmërinë e saj për të ndihmuar Shqipërinë. Ekipet shkuan në Durrës dhe Laç për të vlerësuar dëmin. Ekipet tona shkuan për të parë vendet ku mund të ndërtohen banesat e reja”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT