Vazhdon solidariteti i rrallë/ Shqiptarët e Selanikut nisin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Durrës

Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta të tërmetit.
Duhet thënë se solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit nga tërmeti është i rrallë.
Së fundmi mësohet se shqiptarët që jetojnë në qytetin e Selanikut në Greqi, kanë nisur ndihma për të prekurit nga tërmeti.
Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka sjellë krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime në qytetin e Durrësit.
Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka thënë:
Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të “Aris” e “Paokut”, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike.’’