Paga minimale shkon 300 mijë lekë, Rama jep lajmin: Ja kur aplikohet vendimi

Kryeministri Edi Rama është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lekë.
Momentalisht paga minimale për një punonjës është 260 mijë lekë.
“Detyra jonë është që 2020 ta kthejmë në një moment historik force qeverisëse duke provuar për njerëzit se aty ku të tjerët panë fundin tonë për shkak të tërmetit, aty është burimi i forcës sonë për të shkuar përtej tërmetit dhe për ta çuar vendin në një nivel të ri zhvillimi ekonomik e social. Këtë pranverë do lançojmë programin ekonomik. Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë. Është vetëm hapi i parë. Nuk do ketë më njerëz që punësohen me më pak se 300 mijë lekë. Ne nuk jemi në fillim e as në fund të një projekti për një rilindje shqiptare”, deklaroi kryeministri.
Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kreu i qeverisë shpehu hapur ambicien e tij për fitoren e një mandati të tretë qeverisës, duke u thënë hapur socialistëve se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë me 800 mijë vota.