Rikthim tek diplomacia, plani i fundit i qeverisë për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha (PROPOZIMI)

Qeveria ka propozuar ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredhën, si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

Ermal Dredha që prej vitit 2023 ka shërbyer si kryebashkiak i Vlorës deri në shtator të këtij viti, kur vendosi që të japë dorëheqjn nga posti.

Në momentin e emërimit zyrtar si ambasador, Dredha i rikthehet edhe njëherë jetës diplomatike, pasi nga viti 2016 deri përpara se të merrte drejtimin e Vlorës, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Theksojmë se një ambasador emërohet me firmë të Presidentit të Republikës, përkatëissht Bajram Begajt, jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i bërë nga qeveria.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT