Përveç fluturimeve, pezullohen edhe lundrimet detare drejt Italisë së Veriut

Pezullohen të gjitha lundrimet detare drejt Italisë së Veriut.

Një urdhër i tillë është firmosur nga ministrja e Transportit, Belinda Balluku dhe hyn në fuqi menjëherë.

Sipas këtij urdhri, ndalohen të gjitha  lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha Portet drejt Italisë së Veriut, deri në një urdhër të dytë.

Ndalohen të gjitha  lëvizjet me mjetet e transportit detar me linjës Durrës-Ancona- Trieste.

Ngarkohet Auroriteti Portual Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme për zbatimin e këtij urdhri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT