Mashtrimi i Madh/ Gazeta greke nuk ka botuar asnjë rresht dhe jo më listë të zezë
Nga bisedat me stafin e gazetës greke Elftheri Ora, nuk rezulton asnjë shkrim, ku të përgojohet se një farë “liste”, ku na dalin të paguar politikanë, portale apo dhe gazetare që mbrojnë Çështjen Çame.
E gjithë loja ndoshta është e sigurimit grek ku te cilet mesa duket ja arriten pak a shume qellimin duke krijuar nje vorbull te madhe nga ky “Fake News” dhe duke e humbur peshen e saj te vertete…
Blogu që ka shpifur bëri shërbimin, për të cilin është paguar, por si ka mundësi që mediat, portalet shqiptare e botuan pa bërë asnjë verifikim, pa klikuar një herë të vetme te gazeta që përmendet që po të shohësh në botimet e sotme, djeshme, të javës nuk ka një fjalë të vetme për një listë sekrete.
Mos bini në kurthet greke për të larguar vëmendjen për atë që do ndodhë më 28 tetor në Jugun e Shqipërisë, ku do zbarkojë ushtria greke me 1.000 njerëz në Sarandë, Gjinokastër, Përmet dhe Korçë.
Kërkoni vetë në: https://www.elora.gr/portal/?fbclid=IwAR1r3TC-a0mvcfFlr5D4t-Hu_YYNTXmBqNtBCzAxnjpuRjsjMzZzakkxZB0/ZgjohuShqiptar.info