Pamje SKANDALOZE në Spitalin e Traumës/ Pacientë në korridore, bidoni 5 kilësh me ujë përdoret si kundrapeshë për krevatin! (VIDEO)

Një situatë shqetësuese është regjistruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në pamjet e siguruara nga VoxNews, shihen pacientë të shtrirë në korridore, për mungesë vendesh nëpër dhoma, duke pritur për trajtim mjekësor.
Edhe më tronditëse është mënyra sesi improvizohet funksionimi i mjeteve spitalore.
Në një nga krevatet e spitalit, një bidon 5 litërsh me ujë përdoret si kundrapeshë për ta mbajtur të qëndrueshme.