Kufiri, Berisha urdhër sekret: Filloni negociatat me Greqinë
Diten e sotme ka qarkulluar ne shtyp nje dokument i nenshkruar nga kryeministri Sali Berisha, qe sfidonte vendimin e Gjykates Kushtetuese, duke autorizuar nisjen e negociatave per shitjen e detit ne favor te Greqise. Dokumenti mban daten 4 korrik 2011, disa muaj pas 21 janarit dhe pak dite para se Arben Ristani dhe Kolegji te Vuloste fitoren e Bashes ne Tirane. Por agjencia AMA News vitin e kaluar publikoi nje lajm skandal se Greqia kishte nisur nderkohe germimet nenujore per nafte dhe gaz, por mbetej per t’u verifikuar leja qe kishin marre, pasi shkeleshin Konventat Nderkombetare. Por ja qe pas kesaj nisme, hyrjes ne territosin midis Korfuzit dhe Otrantos per te kerkuar, ka pasur si karta-bianka pikerisht urdhrin e fshehte te Berishes. Kjo eshte nje shkelje shume e rende e kryeministrit, pasi Kushtetuesja kerkonte grup negociator transparent te autorizuar nga presidenti dhe jo kryeministri. Gjithsesi ne lajmin qe kemi botuar i jemi referuar burimeve shume serioze dhe te sigurta, nderkohe qe asnje media tjeter nuk e ka ndjekur me tej investigimin. Edhe sot qe shkruajme greket vijojne kerkimet per nafte dhe gaz ne zonen e Korfuzit, hapesira ujore shqiptare, por meqe pala jone nuk ka Flote Detare reale dhe as mundesi patrullimi, duke bashkepunuar njekohesisht ne krim me urdhrin e Berishes, edhe lajmi nuk ka pasur mundesi perhapjeje ne publikun e gjere. Sigurisht qe nje dite mund te perhapen edhe foto e filmime nga keto kerkime dhe te zbardhen te gjitha prapaskenat e kryeministrit, i cili tashme e ka shitur detin dhe negociatat jane vecse foirmale, pra duhet nje firme per t’u hedhur….
Lajmi ne Shqiptarja.com
Kryeministri Berisha ka dhënë urdhër sekret për hapjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar që para një viti. Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh sot urdhërin e kreut të qeverisë për fillimin e negociatave për delimitimin e shelfit detar me Greqinë.
Vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, autorizon ministrinë e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare.
Jo vetëm kaq ministria e Jashtme ka mbledhur grupin e ekspertëve (në disa takime) për të filluar punën për delimitimin e shelfit detar.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.