“Ose të marrim malet ose dikush të marrë përsipër burgun”: Analisti thotë se “b..thëpambuku i Bllokut po kërkon të vrasë Ramën”

Analisti Frrok Çupi ka publikuar një opinion me titull: “Pse pinjollët e bllokut duan ta djegin prapë” ku thotë se fjalët e Neshos, një nga antiqeveritarët e opozitës, janë thirrje për vrasje.

“Është ngritur sot Agim Nesho dhe ka bërë thirrje për vrasjen e Edi Ramës: “Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun”. Ky duket si fjalor ‘trimash’, por në fakt është fjalor lacash. Se po të ishte nga ata ‘ trimat” si burri i tezes, Hysni Kapo, atëherë nuk do të pyeste por do të merrte përsipër burgun” – shkruan Çupi.

Ai analizon më pas lidhjet e Neshos dhe atyre që bëjnë sot politikë me ish-Bllokun e dikurshëm.

“Disa thonë se u lodhën dhe u ka lindur dëshira prapë për kthim në bllok. Jo. Kjo është e pamundur. Edhe pse të rritur si ‘bythëpambukë’, këta nuk janë aq të marrë sa ta mendojnë kthimin.
Po atëherë, pse?…

Që nga momenti kur populli çau bllokun, këta u ndien të persekutuar. Blloku në mendjen e tyre u kthye në kamp përqendrimi. Kështu u ndien deri vonë, prandaj u duhej të heshtnin; dhe heshtën.

Sali Berisha, si demokrat, por mik i familjes Kapo, sulmoi me fjalë, që u duk se po u bënte dhunë. Dhunë kishte bërë blloku, dhunë Saliu. Këtu bashkohen dhe gjejnë aleancë.
Tani do të fitojnë kohën e humbur ‘në heshtje’. Tani do të shpërthejnë në dhunë.

I vetmi kryeministër i Shqipërisë që do të vritet prej klanit Kapo do të jetë Edi Rama” – shkruan autori dhe shton:

“Këta në këto momente kanë vetëbesim se ‘do t’ia arrijnë’. Në fund të fundit do të bëjnë atë që kanë bërë edhe një herë më parë: Luftë civile. Këta e bënë luftën civile në vitin 1997… Azemit ia kërkuan revolucionin edhe pas vdekjes duke ia përdorur arkivolin si çekiç mbi selinë e pushtetit, por nuk u bë gjë. As tani nuk bëjnë dot as revolucion asgjë. Por thonë ‘haj ta nisim me vrasjen e shekujve’ nga dora atentatore e Kapove”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT