“Nuk e dija sesa stres kisha në SHBA derisa erdha këtu!” Tre amerikanë zgjedhin Tiranën për të jetuar, tregojnë eksperiencën në Businnes Insider

Alicia Walter dhe bashkëshorti i saj Nathan Stark kanë udhëtuar gjithë botën. Por në gjithë vendet që kanë shkuar, Shqipëria është vendi që u “vodhi zemrën” aq shumë sa lëvizën nga San Diego në 2023.

“Shqipëria është absolutisht e jashtëzakonshme dhe akoma e paprekur nga turizmi masiv, sidomos krahasuar me destinacione të tjera europiane si Barcelona, Parisi, Londra, Roma apo edhe Praga” thotë Ëalter, 28 vjec, për Business Insider. “Ushqimi është i preferuari ynë kudo, dhe banorët janë shumë mikpritës dhe na trajtojnë si familje”.

Nuk është perfekt – vendi është akoma duke u zhvilluar pas dekadave të izolimit nën komunizmin, dhe infrastruktura në Tiranë u dëmtua nga tërmeti i 2019 – por për Ëalter dhe dy amerikanë të tjerë që folën me Business Insider, përfitimet e jetesës në Shqipëri i kalojnë kostot.

E kosniderojnë Shqipërinë si një vend modern. Vendi mesdhetar që është në kufi me Greqinë dhe Malin e Zi është i ndarë nga deti Adriatik me Italinë, ka një popullsi nën 3 milionë, apo më pak sesa gjysma e Nju Jorkut.

Me plazhet e jashtëzakonshme në jug, Alpet në Veri dhe mikpritjen e ushqimin më të lirë sesa vendet përreth, Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik. Dhe kur vizitorët vijnë, disa prej tyre vendosin të rrinë gjithë kohën.

“Nuk e dija sesa stres kisha në SHBA derisa erdha këtu!

Nathan Stark dhe Alicia Walter në Kalanë e Beratit në Shqipëri. Mirësjellje e Alicia Walter

Të dhënat qeveritare tregojnë se Shqipëria mikrpriti 11.7 milionë turistë në 2024, 15,2% më shumë sesa një vit më parë. Prej tyre, 306,000 ishin amerikanë.

“vendi ka qenë shumë gjatë nën komunizmin, ku njerëzit nuk mund të lëviznin” thotë Kelsey linnell, një amerikane e lindur në Shqipëri dhe një planifikuese turizmi tek Carlisle Travel. “Tani është në hartë sepse është e sigurt. Dhe pse është vend i vogël është shumë divers”.

“Nuk është shtrenjtë të udhëtosh në Shqipëri, ndaj mendoj se kjo është një arsye më shumë për shumë njerëz” shton ajo.

Ndërkohë që vijnë më shumë amerikanë për ta parë sesa për tu vendosur këtu, tre amerikanët lëvizën në Tiranë dhe i thanë Business Insider për impresionet e para, që i bënë ata të qëndrojnë, përfitimet dhe sfidat e jetesës aty.

Një nga faktorët për të lëvizur në Shqipëri është politika e vizave. Qytetarët e SHBA hyjnë pa vizë në Shqipëri dhe mund të qëndrojnë për 1 vit. Ndërkohë që krahasuar me vizat shengen, me një periudhë të shkurtër qendrimi në 29 vende, amerikanët mund të ikin lirisht nga Shqipëria dhe të hyjnë në vend, duke vendosur të zgjasin qëndrimin e tyre.

“Ka shumë avantazhe të jetosh këtu” thotë Ëalter. Pershembull, mund të marrim një udhëtim në Romë me 100 dollarë për fundjalë dhe kur të kthehemi, mund të fillojmë më të freskët me më shumë kohë në BE”.

Kostoja e lirë e jetesës krahasuar me SHBA është një benefit tjetër.

“Kostoja e shtëpive në Shqipëri është më e përballueshme se në SHBA” thotë Ëalter. “Në 2019 ne jetonim në San Diego dhe morëm me qira një shtëpi me një dhomë, një banjo dhe një orë larg qendrës për 1250 dollarë në muaj – qiraja më e lire që gjetëm”.

Tani ata paguajnë rreth 520 dollarë për një shtëpi më të madhe në qendër të Tiranës. Për Cheryl Orlov, që iku nga Los Angeles për në Tiranë në 2023, lëvizja ishte më shumë sesa qiraja e lirë, duke paguar rreht 500 dollarë për një apartament me dy dhoma.

“Nuk e dija sesa stres kisha në SHBA derisa erdha këtu!

Orlov në qytetin e lashtë të Apollonisë, i vendosur në Shqipëri. Mirësjellje e Cheryl Orlov

Orlov përqen edhe kontrastet: kullat e mëdha qëndrojnë me godinat e kohës së komunizmit dhe disa xhamive të stilit otoman dhe shtëpive historike.

“Kultura shqiptare dhe historia janë aq të pasura” thotë ajo. Në shumë mënyra, vendi po zhvillohet akoma cka e bën më afashinante eksperiencën. “Ti sheh ende bunkerë nëpër qytete” thotë Ëalter. Një tërmet i madh në Tiranë në 2019 gjithashtu shkatërroi shumë shtëpi, ndërtesa dhe biznese, kështu që ka shumë për të ndërtuar.

Nomadi digjital Greyson Ferguson fillimisht u shpërngul në Buenos Aires Argjentinë në 2022 përpara se të vinte në Shqipëri. Ishte në kërkim të një stili të lirë jetese që do ta lejonte të paguante kreditë studentore, dhe bukuria e Shqipërisë të ndillte.

“Si një njeri që pëlqen të shohë trendet e udhëtimeve, Shqipëria kapi interesin tim” thotë Ferguson. Fotografitë e plazheve dukeshin aq të bukura sa mendoje se ishin gjeneruar me AI.

Tani për tani gjërat po ecin mirë në Shqipëri, pavarësisht se ai është në dijeni të sfidave për të filluar një jetë të re në një vend të ndryshëm. “eksperienca e nomandëve digjitalë është fluide dhe jo shpesh pozitive” thotë ai.

Edhe Orlov duhet të rregullonte jetën e saj të re, dhe pranon se ka sfida duke përmendur mësimin e gjuhës dhe ndërtimin e shoqërive afatgjatë.

“Të mësosh shqip është e vështirë. Kam vënë re se njerëzit zakonisht jetojnë për 1 vit apo dy dhe pastaj vazhdojnë. Paqëndrueshmëria është e vështirë për mua, është shumë e vështirë të thuash mirupafshim”. “por tani ndihem si një person më i kompletuar” shton ajo. “Nuk e di nëse Shqipëria do të jetë vendi definitiv, por jam shumë e lumtur këtu. Nuk e dija sesa e stresuar isha në Amerikë derisa lëviza këtu në Tiranë”. //Marrë nga Business Insider

Back to top button
LAJMET E FUNDIT