Dikur pjesë e qeverisë Rama, Ditmir Bushati “thumbon” kryeministrin dhe ministrin Hoxha: Për fat të keq, lojë e vjetër!

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka reaguar mbi artikullin e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, në në një gazetë gjermane.  Ku pranohej që Shqipëria dhe Serbia të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse të unionit.

Bushati shkruan: “Presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.”

Teksa më tej ka shtuar se sipas tij loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në polkitkën e brendshme vetëm sa kanë “çimentuar status quo në rajon.”

“Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë” ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo ​​retorikë të bazuar në frikë.

Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT