Shqipëria refuzon marrëveshjen me Kosovën, ishte serbisht

Tiranë, 25 janar – Pas ngrirjes së marrëdhënieve diplomatike me Serbinë,
e cila ka sjellë anulimin e vizitave të nivelit të lartë në të dy
vendet, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë  refuzuan që të ratifikojnë
marrëveshje në gjuhën serbe. 

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë,
si demokratët dhe socialistët njëzëri kundërshtuan draftin e sjellë në
Kuvend nga Qeveria për lidhjen e marrëveshjes së ekstradimit midis
Shqipërisë dhe Kosovës, pasi ishte përdorur edhe gjuha serbe në
marrëveshje, raporton ‘shekulli’. Deputeti socialist Arben Isaraj e
cilësoi të pavend përdorimin edhe të gjuhës serbe, në një marrëveshje
mes dy shteteve, që kanë gjuhë zyrtare shqipen. Pavarësisht këmbënguljes
së përfaqësuesit të Qeverisë se serbishtja ishte përdorur me kërkesë të
palës kosovare, marrëveshja u miratua vetëm me ndryshimin për të hequr
pjesën në gjuhën serbe. Faktikisht, në Kosovë gjuha serbe është gjuhë
zyrtare, ashtu sikurse shqipja. Marrëveshja parashikon ekstradimin e të
dënuarve për vepra penale midis Kosovës dhe Shqipërisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT