Bashkimi kombëtar, Rama: Askush s’mund të na pengojë më, shqiptarët do bashkohen. Miqtë europian të mos na tregojnë përralla dhe përkëdhelin Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy vendeve.Gjatë konferencës Kryeministri Edi Rama ka qenë shumë i prerë me Serbinë, teksa ka përsëritur qëndrimin e tij pro taksës 100% për mallrat serbe, duke theksuar se vendimi është thjesht dhe pastër politik dhe jo ekonomik.“Kush e sheh bashkëpunimin Shqipëri Kosovë me sytë e të shkuarës e ardhmja kërkon ta shohë me sy të së ardhmes.Në pikat e kalimit kufitar vlejnë dokumentet e njërës palë.Tarifa 100 % nuk është veprim ekonomik por reagim i qartë politik dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë nëtokë për të kuptuar se rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtoeht me thikë pas shpine dhe me reaksione negative sa herë që Kosovë kërkon të marrë një çertifikatë hyrjeje në Interpol.Do të shkojmë drejt bashkimit doganor. Sot hedhim hapin e parë. Qysh nga 1 janari Kosova do të ketë pikën e vet të tranzitit në Durrës dhe më pas do të nisim hapat e tjerë të bashkimit doganor.Shqipëria e Kosova pa Roming brenda 6 mujorit të parë.Të dy doganat do të operojnë në një pikë bashkarisht dhe do të krijohet mundësia e lëvizjes së lirë.Procesi i heqjes së barrierave tarifore dhe jo tarifore. Psh. një nga elementët, 42 certifikata dhe dokumente vetëm në fushën e shkëmbimeve tregtare që lidhjen me gjënë e gjallë apo produktet bujqësore ashtu si do hiqen dhe të tjera. Si do bëhet njohja e ndërsjelltë e patentave dhe në pikat e kalimit kufitar të vlerë vetëm dokumenti i njërës palë. Ky është një hap i madh, shembullor dhe ne ua ofrojmë këtë shembull gjithë rajonit. Është gjëja që duhet bërë mes vendeve të rajonit. kush e sheh bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë me sytë e së shkuarës është i ftuar ta shikojë me sytë e së ardhmes.Rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe me reaksione negative sapo Kosova duhet të marr një certifikatë hyrje në institucionet ndërkombëtare. Përpjekja e fundit për Interpol është..Serbia shkon në të kundërt e asaj që është rruga e së ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga marrëveshja e roamingut dhe duke na detyruar ne ta bëjmë bashkë, Shqipëria dhe Kosova.Pika kufitare e Morinës, ku krijohen radhë të gjata që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave do të kthehet në një pikë fluide të kontrollit të përbashkët. të dyja policitë dhe doganat do operojnë me një pikë dhe do krijohet mundësia e lëvizjes së lirë. Ashtu si do donim ta shihnim një orë e më parë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në BE. Është e papranueshme që mbahen peng i zgjedhjeve në institucionet europiane.Kosova duhet të bënte demarkacioni, një shtesë kati pa leje si të thuash, Kosova e bëri dhe tani prit njëherë se kemi ca halle këtu se na mërziten ekstremistët. Kjo është e papranueshme. Ne sidoqoftë jemi gjallë nuk kemi vdekur akoma dhe në këtë aspekt do vazhdojmë të çojmë përpara proceset për shqiptarët.Dokumenti analitik është një dokument që synon të krijojë vizionin strategjik 2025, 2030, 2035.Nuk na detyron kush të gëlltisim njëri-pas tjetrit akte që i bien ndesh filozofisë sonë të bashkëpunimit. Ne jemi të vendosur për bashkëpunim strategjik me Serbinë por Serbia s’mund të ketë dy fytyra. Serbia bllokon mallrat e Kosovës se i do Kosovo-Metohia. Metohinë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës.Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin. Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti. Është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë. Vazhdojmë të jemi 100 në mbështetje të Kosovës” tha Rama. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT