Covid-19/ Tirana më e pastër se kurrë, që prej izolimit të qytetarëve (FOTO)

Që prej orës 13.00 të ditës së djeshme Tirana dhe e gjithë Shqipëria po përjetojnë orët e izolimit total. Asnjë nuk del në rrugë, ndërsa Policia dhe Ushtria patrullojnë jo vetëm akset kryesore, por edhe në brendësi të lagjeve.

Por, përveç pamundësisë përmes kësaj mase ekstreme të përhapjes së koronavirusit vihet re edhe një kryeqytet më i pastër se kurrë. Dhe kjo, për shkak të izolimit të qytetarëve.

Rrugët janë bosh. Korsitë e bicikletave më të zbrazura se asnjëherë tjetër. Të gjitha sheshet e lagjeve nga “Ali Demi”, “Brryli” e deri tek sheshi Shtraus e thuajse çdo rrugë e lagje është e boshatisur.

Vetëm një makinë policie, e ndalur në semafor është ajo që shihet në këto orë të mbrëmjes, ku njerëzit janë mbledhur në shtëpi. Tirana bosh dhe një kryeqytet më i pastër është ajo çfarë shihet edhe përmes foto-galerisë së mëposhtme.

Gjithashtu kompanitë e pastrimit dhe të menaxhimit të mbetjeve nga landfilli, e kanë patur më të lehtë që të kujdesen për Tiranën, për shkak të pezullimit të lëvizjeve të qytetarëve.

Ky rregull duket se ndikoi kësisoj edhe në uljen e shkallës së ndotjes në një metropol ku vetëm në një ditë qarkullojnë qindra-mijë automjete, prodhohen tonelata me mbetje urbane dhe ka një lëvizje të mijëra njerëzve.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT