Shqipëria, në një film me Stalone, Shvarceneger e Chuck Norris

TIRANE-Shqipëria bëhet pjesë e një superprodhimi të
gjigantit të filmit Hollywood. Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger,
Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme të gjithë në Shqipëri
në kërkim të një ‘thesari’, gjurmët e të cilit gjenden në Shqipëri.

“The
Expendables 2” (Mecenarët 2) është një film aksion amerikan me regji të
Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone, bazuar në
një histori të Ken Kaufman, David Agosto dhe Wenk. Ai është vazhdimi i
filmit aksion “The Expendables” (Mercenarët 2010), me yjet Silvester
Stalone, Jason Statham, Jet Li, Dolph Lundgren, Chuck Norris, Randy
Couture, Terry Crews, Liam Hemsworth, Jean-Claude Van Damme, Bruce
Willis dhe Arnold Shvarceneger.

Filmi flet për një grup mercenarësh
që kërkojnë hakmarrje kundër Jean Vilain (që interpretohet nga Van
Damme), një mercenar rival që ka vrarë njërin prej tyre dhe kërcënon
botën me një armë vdekjeprurëse. Media dhe uebsajte të ndryshme botërore
shkruajnë se xhirimet kryesore të filmit janë realizuar në 14 javë,
duke filluar që prej shtatorit të vitit 2011 me një buxhet që vlerësohet
të ketë shkuar rreth 100 milion $. Xhirimet janë bërë në Bullgari, Hong
Kong dhe New Orleans. Po Shqipëria ku përmendet? Personazhi Barney Roos
që interpretohet nga Silvester Stalone, i udhëzuar nga z.CHURCH që
interpretohet nga Bruce Willis, vjen në Shqipëri për të tërhequr dhe për
të çuar në një vend të sigurt, një objekt të mbetur në një aeroplan që u
rrëzua në Shqipëri. Ekipi i mercenarëve i shoqëruar nga Maggie, gjeniu i
teknologjisë interpretuar nga Yu Nan, arrin ta marrë objektin e mbetur
në Shqipëri, por fitorja e tyre është jetëshkurtër, sepse menjëherë më
pas zbulon se Billy është kapur nga Jean Vilain, interpretuar nga Zhan
Klod Vandam, që synon të marrë pikërisht objektin e mbetur në Shqipëri.

“Mercenarët
zbulojnë se objekti i rëndësishëm në aeroplan, ishte modeli apo një
lloj harte për një minierë plutoniumi, sigurimi i vendndodhjes të së
cilës dhe shitja e plutoniumit sjell të ardhura të mëdha”, vëren “The
globe and mail”. Sipas filmit, edhe pse xhirimet nuk janë bërë në asnjë
episod në vendin tonë, të gjithë emrat e njohur që përmendëm më sipër,
vijnë në Shqipëri për të takuar njeriun e ‘poshtër’, të ‘ndyrë’ që mban
syze të errëta… Ky personazh negativ interpretohet nga Zhan Klod
Vandam.

Nga skenari Historia me pak fjalë është
se Stalone i ka borxh një shumë të madhe të hollash Bruce Willis, dhe
në mënyrë që të paguajë agjentin e qeverisë, atij dhe ekipit të tij i
duhet të marrë “diçka” nga një avion i shpërthyer në Shqipëri. Gjëja me
aq shumë vlerë rezulton të jetë një hartë dixhitale e një bunkeri
nëntokësor, ku sovjetikët kanë ruajtur disa ton plutoniumi. Zhan Klod
Vandam arrin të ketë në dorë hartën, dhe vendos ta përdorë atë për
qëllime të këqija. Në uebsajte të ndryshme thuhet se pjesa më e bukur e
filmit, është momenti kur mercenarët varrosin njërin prej miqve të rënë
në majën e një kodre në Shqipëri, duke i vënë sipër vetëm disa gurë.
“Por kjo është Shqipëria. Ata nuk kanë asnjë ligj apo sistem për
regjistrimin e vdekjeve”, thotë në uebsajtin “Little white lies” (ëndrra
të vogla të bardha) Paul Fairclough. Nga biseda e bërë mes kritikësh
filmi, shtohet edhe se tema e filmit lidhet me arkaiken dhe si gjërat e
vjetra janë më të ashpra dhe më të fuqishme se të rejat. “Pra, ai ka
Harley e tij antik dhe aeroplanin e tij të vjetër me një helikë”, shton
David Jenkins.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT