Tare “gozhdon” Gonxhen: Ke pritur në Ministri studiuesin Richard Hodges, ka thënë se Shqipëria është shtet artificial! Edhe ti mendon si ai?!

Studiuesi i njohur i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka bërë një reagim për pritjen dhe nderimin e studiuesit Richard Hodges në Ministrinë e Kulturës, nga kreu i këtij dikasteri Blendi Gonxhja. Sipas Tares, profesori i huaj është një anti-shqiptar.

Ai kujton se Prof. Richard Hodges ka thënë se Parku Arkeologjik i Butrintit i “ka mbetur rastësisht Shqipërisë”, pasi shqiptarët kanë përzënë prej atje grekët. Por jo vetëm kaq, profesori i huaj që është bërë i famshëm për anti-shqiptarizmin e tij, ka thënë se vendi ynë është një shtet artificial.

Nisur nga këto deklarime, Auron Tare pyet publikisht: Po Ministri ynë a ka të njëjtin mendim si miku i tij që e nderoi sot me këtë prezantim publik?

“Sot Ministri i Kulturës  i Republikës ka mikpritur një prezantim nga Prof. Richard Hodges. Drejtuesi i Misionit Arkeologjik në Butrint i cili mori famë pas publikimit të videos të një prej prezantimeve që bënte në Auditoret e Universiteteve Amerikane ku theksonte se Butrinti rastësisht i kishte mbetur Shqipërisë.

Se shqiptarët kishin përzënë grekët nga Jugu i Shqipërisë në 1913  dhe se vetë Shqipëria ishte nje Shtet Artificial i krijuar  nga një politikan britanik.

Sigurisht që cdo studiues ka mendimin e vet dhe është i lirë të mendojë cfarë të dojë por kur një personazh kaq anti shqiptar si Richard Hodges me deklarime kaq kontraverse dhe të dëmshme për këtë vend pritet nga Ministri i Kulturës i Republikës, atëherë lind pyetja: Po Ministri ynë a ka të njëjtin mendim si miku i tij që e nderoi sot me këtë prezantim publik?”, shkruan studiuesi Auron Tare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT