Iku dhe shtatori, të presim tetorin tani/ Me kë e ka anëtarja e kryesisë së PD-së?

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Adriana Kalaja, kohët e fundit ka qenë shumë misterioze në postimet e saj.

Përveçse ka shpotitur disa prej figurave femra të PD-së, Kalaja ka qenë mjaft e prerë në aksionin që duhet të ndjekë kjo parti në shtator.

Ndonëse ishte një ndër përkrahëset e para të Berishës, ajo u la jashtë listës së sigurt prej tij, ndërkohë që figura të tjera u vendosën në vende të sigurta.

Në një postim të fundit, Kalaja ka ironizuar pretendimet e disa eksponentëve të PD-së, që me ardhjen e shtatorit do të fillonin protestat dhe do niste rrëzimi i Ramës.

“Iku dhe shtatori. Të presim tetorin tani” – shkruan shefja e gjykatës në PD./ TemA

Iku dhe shtatori, të presim tetorin tani/ Me kë e ka anëtarja e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT