Mori në krah delen për ta shpëtuar nga flakët, fotoja e shqiptarit mes 12 më të mirave në botë

Përpos fatkeqsisë dhe katastrofës natyrore, zjarret e kësaj vere në Patra të Greqisë, bënë kryefjalë të mediave një shqiptar.
Olsien Muçobega u fotografua teksa në motorin e tij mori një dele që e shpëtoi nga zjarret agresive që po shkrumbonin vendin.
Pikëtisht kjo foto e këtij momenti është renditur mes 12 fotove më domethënëse për vitin 2025, sipas BBC.
BC, duke e komentuar fotografinë, e krahason me imazhet e lashta të “Bariut të Mirë” nga katakombet romake, ku Jezu Krishti shihet duke mbajtur një kafshë të pafajshme mbi supe. Kjo metaforë e përjetshme – qoftë e pikturuar në mure shekullore apo e kapur në një moment të vetëm nga objektivi i aparatit – thekson një ide të përhershme: heroizmi i heshtur dhe përkujdesja për më të dobëtit është një akt i madh njerëzor që kapërcen kohën.