Lajm i mirë edhe për Tropojën, shërohen dy të infektuar me koronavirus

Kryebashkiaku Rexh Byberi ka dhënë një lajm të mirë për gjithë qytetarët e Tropojës.

Byberi shkruan se sot kanë lënë Spitalin Infektiv dy pacientët e parë të identifikuar me koronavirus në Tropojë, të cilët edhe pse janë shëruar duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë të tjera.

“Nje lajm i tille eshte i gezueshem per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet. Nje mirenjohje te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne”, shkruan Rexh Byberi, kryebashkiak i Tropojës.

REAGIMI I PLOTË:

Sapo u informova nga autoritetet mjekesore se sot kane lene Spitalin infektiv ne Tirane dy te diagnostifikuarit e pare nga Tropoja si te infektuar me Covid-19.

Te dy pacientet tashme jane te sheruar dhe do t’ju nenshtrohen rregullave formale 2 javore te karantines.

Nje lajm i tille eshte i gezueshem per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet.

Nje mirenjohje te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne.

Ky rast e shume te tjera ndjellin shpresen e madhe se me kujdes e rregull,me durim e sakrifice ne #Dojadalim

92443487_1620600034757828_929220160219250688_n.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT