Mercedesi u përmbys dje në autostradë, del VIDEO: Shoferi lëvizte me shpejtësi, humbi kontrollin më segmentin e devijuar nga punimet

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Kasharit, kur një Mercedes Benz C Class është përmbysur në mes të autostradës. Pamjet tregojnë se drejtuesi lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore, një komunitet në rrjetin social “Facebook” që bën bashkë drejtues mjetesh që raportojnë ngjarje të ndryshme rrugore, ka publikuar pamjet që tregojnë pothuajse të gjithë dinamikën e aksidentit.
Mercedesi është fillimisht në korsinë e majtë të autostradës dhe drejtuesi shton shpejtësinë duke u zhvendosur në krahun e djathtë. Kryen parakalim të një mjeti tjetër dhe më pas fillon sërish zhvendosjen në korsinë e djathtë.
Mirëpo, sapo ai pozicionohet në krahun e majtë të rrugës, autostrada devijohet për shkak të punimeve dhe aty drejtuesi humb kontrollin, duke bërë që makina të përmbyset në mes të autostradës.