‘Bomba’ e Ramës në mes të Moskës: Jemi aleatë krenarë të NATO-s dhe SHBA-BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia duhet të njohë sa më shpjet Kosovën.
Rama ia bëri të qartë Rusisë se Shqipëria është aleate besnike e SHBA, NATO-s dhe BE-së.
“Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe aleatë krenar i BE dhe SHBA. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet. Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama.