Vrasja e ekstremistit grek, Xhufi: Ka qarqe që nxjerrin patologji antishqiptare (VIDEO)
Ngjarja e rëndë e një dite më parë për historianin Pëllumb Xhufi ka qenë e paramenduar nga autori 35 vjeçar grek Kostantino Kaçifa. Sipas Xhufit ngjarja është e izoluar dhe nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis 2 qeverive.
Për historianin Pëllumb Xhufi ngjarja e ndodhur në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka qenë e provokuar nga 35-vjeçari Konstantinos Kaçifa, i njohur dhe si një ekstremist grek. Për Xhufin 35-vjeçari nuk duhet të gjuante pasi gjithçka si çdo vit në këtë festë po shkonte në mënyrë të shkëlqyer.
Deklaratat antishqiptare të bëra nga qarqe të caktuara për Xhufin janë zëra të izoluar të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se injektojnë urrejtje ndaj popujve të tjerë.
Marrëveshja e 2008 për hapjen e varrezave greke në Shqipëri për profesor Xhufin duhet riparë, dukë bërë të mundur që shteti grek të marrë përsipër përgjegjësitë që I takojnë./ZgjohuShqiptar.info