Hakmarrja nis në 1997/ Ringjallen padronët e rinj që duan të shuajnë familjen e Aldo Bares (VIDEO)

Trazirat e vitit 1997 do e kthenin Lushnjën në kryeqendrën e krimit. Bandat rivale në qytet shënuan pafund viktima, por nuk mjaftuan vetëm dy vite.

Së fundi, ka nisur një ringjallje e bandave, për faktin se shumë prej të dënuarve të asaj kohe kanë dalë nga burgu pas përfundimit të dënimit, por të tjerë të rinj janë gjallëruar aq shumë, sa nuk po lënë vend për imagjinatë; thjesht po realizojnë gjithçka mendojnë.

Në janarin e këtij viti Top Story dokumentoi me prova dhe dëshmi bandat e Lushnjes, vrasje e kryera prej tyre, por edhe padronët e rinj, një prej të cilëve pa dyshim është edhe Orges Bilbili, që sot u plagos dhe pas kësaj është nën arrest, ndërsa rezultonte edhe person në kërkim. Në fund të këtij shkrimi do të jetë edhe linku me emisionin Top Story që flet për këto banda.

Frika e madhe e asaj që do ndodhte në Lushnjë nisi në 12 Tetor të vitit 2017, kur Xhulio Shkurti ndodhej në një lokal së bashku me shokët Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe Sajmo Xhelili, jo shumë larg vendit ku ishte plagosur një vit më parë.

Aty afrohen me makina dy persona të cilët hapin zjarr në drejtim të tavolinës duke lënë të vdekur në vend Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

Sajmo Xhelili shpëtoi pa lëndime ndërkohë Xhulio Shkurtin e ndihmoi fati pasi ishte larguar pak minuta më parë. Hoxha, ishte nip i Afrim Hoxhës, një prej anëtarëve të bandës së Alfred Shkurtit. Për ngjarjen, policia shpalli në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, dy personat e akuzuar për vrasjen e Gerti Lalës. Orges Bilbili për të gjithë hakmarrjet e Aldo Bares ka marrë pësipër të shuajë familjen e tij, ndaj kishte në fillim në shënjestër nipin e tij.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me kapjen e Ogres Bilbilin në Tiranë, gjatë një operacioni rastësor. Hoxha, në një lidhje direkte për AbcNews, tha se efektivi nuk e ka njohur për asnjë moment kur ka qënë agresori, pasi në të kundërt do të kërkonte përforcime.

Por bandat rivale të Lushnjes nuk e kanë lënë në dorë të rastësisë. Madje, gazëtarët investigativë bëjnë me dije se për kapjen e Orges Bilbilit dhe Laert Haxhiut janë dhënë plot 50 mijë euro nga grupet rivale.

Top Story/ Vrasjet e bujshme, padrino të rinj po marrin Lushnjen nën kontroll. Flet babai i Laert Haxhiut

Top Story/ Vrasjet e bujshme, padrino të rinj po marrin Lushnjen nën kontroll. Flet babai i Laert HaxhiutEmisioni i plotë në youtube 👇https://youtu.be/4srSehyycKkLushnja do të përjetonte edhe njëherë tmerrin e viteve 1997-1999. Në 12 Tetor të vitit 2017, Xhulio Shkurti ndodhej në një lokal së bashku me shokët Zamir Latifi, Jurgen Hoxha dhe Sajmo Xhelili, jo shumë larg vendit ku ishte plagosur një vit më parë. Aty afrohen me makinë dy persona të cilët hapin zjarr në drejtim të tavolinës duke lënë të vdekur në vend Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Sajmo Xhelili shpëtoi pa lëndime ndërkohë Xhulio Shkurtin e ndihmoi fati pasi ishte larguar pak minuta më parë. Hoxha, ishte nip i Afrim Hoxhës, një prej anëtarëve të bandës së Alfred Shkurtit. Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, dy personat e akuzuar për vrasjen e Gerti Lalës.“Unë me Vathin, Xhaxhain e atij Latifit kemi pasur hyrje dalje, edhe me Fatosin kam pasur muhabet. Këtë kam kërkuar se po të kisha komunikim i kisha thënë, po i them prap nëse më dëgjon është mirë të dorëzohet vetë se gjithë këto ngjarje që ndodhin nuk është se i bën im bir”, thotë Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut“Përdoren presione ndaj policëve, ndaj politikës,më përdoren të gjitha llojet, ryshfetet korrupsionin, i përdorin gjithë mënyrat”, thotë Emri Vata, Ekspert Sigurie.Në një rast, një i moshuar u plagos nga policia në Divjakë gjatë kontrolleve në një banesë ky dyshohej se fshiheshin të rinjtë. Duket se ata janë njoftuar për aksionet që janë dekonspiruar njëri pas tjetrit.Disa ditë pas asaj që njihet si masakra e Lushnjes, plagoset me plumb në këmbë Saimir Taullau, vëllai i biznesmenit të vrarë në vitin 2005 nga banda e Lushnjes. Sipas informacioneve operative, Taullau është shoqëruar nga policia pas plagosjes së Xhulio Shkurtit dhe pas vrasjes së Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës. Ai njihet si shok i ngushtë i njërit prej të dyshuarve, Laert Haxhiut. Madje, në vitin 2015 ata ishin kapur së bashku me 1.2 kilogramë heroinë. Taullau u dënua me 3 vite e 8 muaj burg ndërsa Haxhiu u akuzua vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit duke u liruar shumë shpejt. “Në 11-30 ka ikur, ka vajtur kafe, i ka thënë personi që thoni ju,. shkojmë deri në Durrës të marr cigare për lokalin. I hipin smartit djalit, rrinë në një vend për kafe, aty vijnë civilët, pa asnjë shenjë policie”, thotë Qamil Haxhiu, babai i Laert HaxhiutNë 24 Nëntor të vitit 2018 Saimir Taullau i shpëton një tjetër atentati. Ai ndodhej në lokalin e tij në rrethrrotullimin e Plugut teksa një person afrohet dhe qëllon me kallashnikov drejt tij. Ai shpëton me dëmtime të lehta. Ndëkorhë në 6 Qershor të vitit 2019 organizohet një atentat ndaj vëllait tjetër Taullau, Albertit. Atij i vendosën një sasi tritoli në oborrin e pasëm të banesës në lagjen “Loni Dhamo”. Në momentin e shpërthimit fatmirësisht aty nuk ndodhej askush. Kundërpërgjigja nga krahu tjetër nuk vonon. Mëngjesin e 1 Tetorit ekzekutohet me breshëri kallashnikovi 35-vjeçari Besmir Hida. Ai ishte duke konsumuar kafe në katin e dytë të një lokali në lagjen “Skënder Libohova”, kur një person me maskë afrohet shumë pranë dhe e qëllon me breshër kallashnikovi. Një person i dytë e largon me makinë. Hida ishte daja i Zamir Latifit, i cili mbeti i vdekur në masakrën e Lushnjes. “Unë skam asnjë, bile unë me vëllanë e madh të tij kam qenë shok, blegtor ka qenë si unë, vëllai i madh i atij Hidës, Besit”, thotë Qamil Haxhiu, babai i Laert HaxhiutViktima, nuk është akuzuar ndonjëherë për krimet e bandës së Lushnjes. Ai tregtonte vetura të përdorura. Atentatet që po ndodhnin në Lushnje njëri pas tjetrit me objektiv ish-anëtarë të bandës së Lushnjes apo të afërm të tyre ishin sinjal se askush nuk do falej.(Gazeta SHQIP)

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 21 janvier 2020

Back to top button
LAJMET E FUNDIT