“U kthye sërish Veliaj kryetar bashkie?!”, juristi i njohur: S’ka zgjedhje deri në 2027 ose Rama ta shkarkojë për arsye tjetër

Konstitucionalisti Jordan Daci në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027.

Gjatë analizës së tij Jordan Daci tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar në themel ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit, Veliaj është nga sot sërish kryetari i Bashkisë së Tiranës!

Blendi Fevziu: Ti po thua që mos kemi fare zgjedhje tani deri në vitin 2027?

Jordan Daci: Mendoj dhe jam i bindur që nuk do të kemi zgjedhje?

Blendi Fevziu: Po ne kemi kandidatët?

Jordan Daci: Kandidatët duhet të presin zgjedhjet e radhës, ose Këshilli i Ministrave ta shkarkojë për një arsye tjetër.

Blendi Fevziu: Vetëm po e shkarkuan për sjellje të mirë në burg se… Jordan më bërë lëmsh, ne kemi kandidatë, por nuk kemi zgjedhje?!.

Jordan Daci: Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Duhet të kuptojmë që edhe ata që e shkaktuan këtë gjë kanë qenë vetë të bindur që e shkaktuan këtë gjë, kanë provuar, por Gjykata Kushtetuese ka treguar jashtëzakonisht vlera të larta, sepse ishte shansi i fundit që kjo gjykatë të mbante pozitat e saj kushtetuese. Ajo se çfarë ndodhi ishte gjëja më e rëndë që mund të kishte ndodhur në një shtet të së drejtës.

Blendi Fevziu: Në gjykimin tim, për të kuptuar më thjesht: pezullohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet në Tiranë, gjykohet në themel nga Gjykata Kushtetuese. Gjykimi në themel mund të çojë ose në hapjen rrugë të zgjedhje diku nga shkurti ose marsi i vitit të ardhshëm, ose në shfuqimizimin e Këshillit Bashkiak dhe të kryeministrit dhe mbetjen e zonjës Ristani në detyrë deri në zgjedhjet e 2027-ës.

Jordan Daci: Deri sa të lërë Veliaj, se mund ta shkarkojë, mund të vërë një tjetër. Që sot mund ta bëjë madje.

Blendi Fevziu: Por jo se Veliaj është shkarkuar nga Këshilli Bashkiak.

Jordan Daci: Nuk është i shkarkuar sot ai është kryetar bashkie. Në momentin që është pezulluar dekreti ka zero efekt. Sot është kryetar bashkie Erion Veliaj.

Blendi Fevziu: U kthye prap Veliaj kryetar bashkie?!

Jordan Daci: Me këtë vendim po.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT