Mbante në shtëpi armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet 50-vjeçari në Konispol

Një 50-vjeçar në Konispol, Sarandë ka rënë në prangat e Policisë, pasi i janë gjetur në banesë një armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksioni u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Konispol, Sarandë/Finalizohet me sukses nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Dishat”, goditet një rast armëmbajtjeje pa leje.

Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

* H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT