Masakër mjedisorë në mes të Tiranës, restorantet hedhin vaj kancerogjen në kazanët e plehrave!

Një masakër mjedisore po ndodh në mes të Tiranës, ku disa restorante hedhin vaj të djegur kancerogjen në kazanët e plëhrave. Banorët pranë gjimnazit “Asim Vokshi” e kanë denoncuar ngjarjen edhe te institucionet shtetërore, por asnjë shtetar nuk ka lëvizur nga karrigia për të marrë masa, eliminimin e problematikës apo hapjen e një hetimi administrativ, apo edhe penal, për të gjetur shkaktarët.

Natyrisht, banorët i kanë “identifikuar” përgjegjësit dhe ndoshta lidhjet që mund të kenë këto biznese apo pronarët e tyre, me burokratët e zyrave, ka sjellë një zvarritje në verifikimin e kësaj ngjarje aspak normale për një lagje me mijëra banorë.

“Në rrugën Atjoni, pranë shkollës së mesme ‘Asim Vokshi’ po ndodh hata mjedisore në dëm të shëndetit publik. Subjekte restorante, fast food-e, hedhin vaj të skuqur kancerogjen në ato pak kazanë të dedikuar për komunitetin. Gjithashtu sapo rrëshkitën dy të moshuar dhe një nxënës. Merrni masa urgjente dhe ndëshkoni ndotësit e papërgjegjshëm” i kanë shkruar banorët fillimisht Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranë, apo edhe institucioneve të tjëra mjedisore dhe ligjzbatuese.

Masakër mjedisorë në mes të Tiranës, restorantet hedhin

Kazanët e plehrave dhe rruga pranë tyre me vaj të djegur kancerogjen

Ndërkohë, situata jo vetëm që nuk është zgjidhur, por banorët kanë denoncuar ndotjen alarmante edhe me foto. Në disa shkrepje, duket mjaft qartë vaji në këto kazanë. Madje, vaji është shpërndarë në të gjithë rrugicën pranë shkollës, duke u bërë një rrezik për rrëshkitje apo edhe për sëmundje të ndryshme.

“Në vijim të problematikave që kemi, jo vetëm në pallat por dhe në lagje, jo më shumë se qeparë pati një ndotje të tmerrshme me vaj të skuqur tek kazanët e plehrave nga subjekte çasti food etj. Dy persona sapo rreshkitën. Falë dhe indiferentizmit, viktimat mund të shtohen me kalimin e kohës” tregon një tjetër banor i zonës për VoxNews.

Fillimisht, banorët e zonës, e kanë bërë denoncimin në Bashkinë e Tiranës. Deri pasditen e datës 12 shtator, asnjë institucion nuk ndërhyri. Ndërkohë, vetë banorët thanë për VoxNews se kanë identifikuar edhe restoranti i gatimeve të shpejta që hedh vajin kancerogjen në kazanët e plehrave, i cili është shpërndarë në të gjithë rrugën.

Tani “sfida” është e hapur, ku burokratët dhe shtetarët janë vënë në provë zjarri. Do të mbrojnë interesat e prekura të fëmijëve të shkollës, banorëve të zonës apo do të vijojnë të bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh për gjithë këtë masakër mjedisore./ Vox News

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT