Edi Rama si autoportret i përjetësisë në pushtet

Nga Denis Dyrnjaja

Në vigjilje të mandatit të katërt të qeverisjes së tij, Edi Rama nuk është më thjesht një politikan që ushtron pushtet. Ai është kthyer në një figurë e cila përfaqëson jo vetëm pushtetin, por edhe artin e zotërimit të tij. Rama nuk duhet përfytyruar më si një piktor me telajo dhe bojë, duke punuar në një studio arti, por si artist i një skene politike ku gjithçka projektohet, ngjyroset dhe realizohet prej tij.

Në këta 10 vite të pushtetit kryeministror, Edi Rama ka ndërtuar një stil të veçantë të të qeverisurit, ushtron pushtet për të fituar vazhdimësinë e pushtetit. Është si një lloj arti superior. Në këtë dimension mandati i katërt, duket se nuk është më një sfidë për të provuar veten, por një teatër i p…
[11:41 am, 10/09/2025] Denis Dyrnjaja: Rama hyn në bashkëqeverisje me PS

Krijimi i qeverisë së re nga Edi Rama vjen jo thjesht si një rotacion figurash në poste, por si një akt i qartë institucionalizimi i një modeli drejtimi ku Partia Socialiste është pjesë e qeverisë vetëm në emër, por jo në funksion. Prej vitesh, Rama ka ndërtuar një marrëdhënie të njëanshme me partinë që drejton sipas parimit, ai vendos, të tjerët zbatojnë.

Ky nuk është një bashkëpunim mes strukturave të PS dhe kreut të saj për të ndërtuar një qeveri të balancuar, të përfaqësuar dhe të orientuar politikisht. Është një konfirmim i një mënyre të qeverisuri ku vendimet merren në mënyrë të centralizuar, pa asnjë proces real diskutimi, konsultimi apo përfshirjeje. Forumet e partisë janë formalitete, dhe emrat e rinj të kabinetit janë produkt i vullnetit personal, jo i ndonjë platforme apo debati të brendshëm.

Në këtë kuptim, kur Rama shpall një “qeveri të re”, në të vërtetë shpall një marrëdhënie të re me veten, jo me PS-në. Në mënyrë thuajse paradoksale, ai hyn në një bashkëqeverisje me partinë që udhëheq, si për të legjitimuar një akt që në fakt është vendim unilateral.

Bashkëqeverisja me PS-në është një term që tingëllon mirë në komunikimin publik, por praktikisht nuk ka përmbajtje reale. Partia Socialiste sot nuk është faktor vendimmarrës, por një instrument që vihet në funksion kur duhet dhënë përshtypja e një procesi kolektiv.

Në vend të një kabineti të ndërtuar mbi konsensus politik të brendshëm, kemi një listë të mbyllur që hapet vetëm atëherë kur Rama vendos ta bëjë publike. Dhe kjo është një nga sfidat më serioze të institucionalizimit të qeverisjes në Shqipëri: mungesa e proceseve reale politike brenda partive, përfshirë atë që është në pushtet prej 12 vitesh e po vijon.

Kështu, Rama nuk ndan pushtet. Ai menaxhon mandate. Atëherë, po; bashkëqeverisja me PS ekziston, por vetëm në letër, komunikata zyrtare dhe “whatsapp” . Në realitet, është një bashkëqeverisje ku të gjithë presin që të flasë njëri, dhe ai njëri është gjithmonë Edi Rama. E thënë ndryshe, në këtë bashkëqeverisje, nuk ndahet pushteti, por vetëm detyrat, dhe ato jepen me zë të lartë… nga lart. Të tjerët vetëm dëgjojnë dhe zbatojnë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT