Krimi shtetëror ende i pandëshkuar
Analiza e zv.ministrit që nuk jeton më për 21 janarin
Dje në mesditë më ra telefoni. Më telefononte miku im i vjetër, deputeti Besnik Bare. Pas fjalëve të zakonshme të hyrjes në një bisedë telefonike, më tha: I dashur Xhevdet, kam një material ekskluziv për 21 janarin që dua ta botoj në ‘DITA’. E ka shkruar im vëlla, Sokol Baraj, i cili sikurse e di ka zenë zëvendësministër i Brendshëm dhe Drejtor i Policisë së Shtetit. Koli u nda nga jeta më 11 mars të 2017-s dhe unë kam bërë homazhe në nder të tij…Më tej, Besniku më tregoi:“Dy vjet më parë më kishin ftuar në një studio për të dhënë një intervistë në përkujtim të 21 Janarit. Vëllai im i ndjerë sigurisht më ndoqi, pasi në përgjithësi e lajmëroja kur dilja në intervista. Pasi mbaroi intervista, me shumë ëmbëlsi e kujdes (për të mos më lënduar) më tha “Mirë ishe Besi, por sa kam parë deri tani, ende nuk nxirrni qartë thelbin e problemit të 21 Janarit”. I thashë, “ Koli, po më shkruaj opinionin tënd dhe ma nis ta kem parasysh për herë tjetër”.Po atë ditë, në 21 Janar 2016 Koli im i dashur më nisi këtë opinion të tij, që po ja përcjell gazetës tuaj, në kujtim të vëllait tim dhe me mendimin se realisht është një gjykim profesional.”Kjo ishte pak a shumë biseda që bëra dje me Besnik Barajn. Materialin, apo dëshminë autentike të vëllait të tij të ndjerë e kini në vijim. Është një dëshmi dhe një analizë mjaft kuptimplote që nuk ka nevojë për koment. Xhevdet Shehu ***Nga Sokol Baraj Tashmë për çdo shqiptar është e qartë se 21 janari është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar, ashtu sikurse janë për të ngjarja e Gërdecit, viti 97, zgjedhjet e 96 etj. E përbashkëta e këtyre ngjarjeve është se në pushtet ka qënë gjithmonë Sali Berisha.Sado që 21 Janari është analizuar nga analistë e shoqëria civile, në përgjithësi, ajo ende nuk është zbardhur nga drejtësia, në mënyrë që të vendosë përpara ligjit përgjegjësit e vërtetë, urdhërdhënësit e hapjes zjarr nga garda, me pasojë vdekjen e 4 vetëve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Nga hetimi i sabotuar për këtë ngjarje, mjaft elementë nuk janë evidentuar plotësisht. Do shtoja se edhe ekzekutuesit e këtyre urdhrave, vrasësit materialë, kanë arritur të dalin të pa lagur nga ky krim i bërë ditën për diell, në qendër të kryeqytetit, buzë rrugës së godinës qeveritare, ndjekur live nga sytë e Kryeministrit.
Sokol BarajKu qëndrojnë veçoritë e këtij krimi shtetëror, të cilat e bëjnë atë një kazus për t’u studiuar nga katedrat e të drejtës penale, pranë fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.1-Vrasjet u bënë nga forca rreptësisht të organizuara dhe të instruktuara për rastet e përdorimit të zjarrit dhe taktikisht të përgatitura për raste kritike.2-Vrasjet u benë jo nga ato forca, të cilat ishin në vijë të parë dhe nën presionin direkt të turmave, pra jo nga policia.3-Nga ana e turmës nuk u provua për asnjë rast të jetë përdorur armë zjarri ose lëndë shpërthyese, elementë qe do të justifikonin përdorimin e armëve .4-Në asnjë rast nuk u pa që turma të organizohej për të hyrë me dhunë në mjediset e kryeministrisë (pamjet filmike tregojnë një moment kur u terhoq policia dhe turma hypi në pjesën e lartë të shkallëve, pa bërë asnjë veprim tjetër, përveç se duke ngritur duart lart).5-Asnje viktimë nuk u vra se po tentonte të hynte me forcë, ose pse ishte në posedim të mjeteve ose lëndëve të rrezikeshme. Të gjithë ishin dhjetra metra larg godinës.6-U shkelën të gjitha kriteret për përdorimin e armëve përballë turmave (kur turma është e paisur me mjetet e lartë permendura, individualizohet organizatori ose organizatorët, të cilët mund të neutralizohen).7-U qëllua direkt mbi turmë në kundërshtim me çdo ligj për përdorimin e armëve.Pasojat qenë mjaft të rënda, 4 të vdekur e dhjetëra të plagosur, disa dhe rëndë.Në një shtet serioz, autoritetet shtetërore, menjëherë pas kësaj ngjarje do merrnin të gjitha masat e duhura për zbardhjen e sajë, duke i krijuar prokurorisë të gjitha kushtet për një hetim të plotë dhe të paanshëm, me qëllim vënien para përgjegjesisë të personave, që çuan në pasoja kaq të rënda.Por ndodhi e pabesueshmja. Kryeministri filloi manipulimin e fakteve dhe të ngjarjes duke bërë lajthitje nga më banalet dhe duke instruktuar dhe mjeket e urgjences të spitalit për mënyrën e plagosjes dhe afërsinë e qitjes, sikur viktimat ishin vrarë nga po vetë turma (çadra pistoleta,thika me helm etj). Gjithashtu nuk u bë asnjë veprim për ruajtjen e vendit të ngjarjes, bllokimi i armëve të efektivave të gardës që ishin me sherbim, ruajtja e filmimeve të kamerave etj. Kulmi qe kur nuk u zbatua nga ana e forcave të policise as vendimi i prokurorise për shoqerimin e të ashtuquajturit “”Grupi zjarrit””, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e policisë, e cila nuk mund të gjykojë ose të diskutoj vendimet e prokurorise. Si rrjedhojë, filloi manipulimi i vendit të ngjarjes (fshehja e gëzhojave), manipulimi i armëve të përdorura (ndërrrimi i tytes së pistoletes) dhe fshirja e të gjitha pamjeve të regjistruara nga kamerat.Me të drejtë lind pyetja: Nëse garda e policia do kishin vepruar konform ligjeve në fuqi, do i bënin te gjitha këto veprime të paligjshme?Absolutisht jo. Ne filmime do dukej qartë, që urdhri ishte dhënë nga komandanti i gardës (ky padyshim i urdhëruar nga dikush më lart) edhe pse viktimat nuk kishin tentuar të hynin brenda godinës së ruajtur nga këto forca dhe të rrezikonin jetën e Kryeministrit. Policia do bënte bllokimin e armëve dhe do kishte shoqëruar “grupin e zjarrit” për t’u pyetur nga prokurorët dhe do merrte masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në pritje të detyrave të tjera nga prokurorët e ngarkuar për këtë ngjarje. Në rastin konkret do ishte fare normale që nga prokuroria të merreshin në pyetje që nga Kryeministri, ministri i brendshëm e me radhë drejtuesit e policisë e të gardës. Por fatkeqësisht asnjë procedurë normale sa më lart nuk ndodhi.Me të drejtë lind përsëri pyetja PSE?Sepse duheshin mbuluar gjurmët e një krimi. Sepse viktimat ishin shumë larg perimetrit të ruajtur nga garda. Sepse nuk kishte asnjë kusht për përdorimin e armëve, nga e cila rrezikohej objekti i ruajtjes nga ana e gardës, ose aq më pak rrezikohej jeta e personit që mbante postin e kryeministrit. Sepse urdhri për hapje zjarri nuk ishte dhënë si pasojë e një reagimi profesional e ligjor por… politik. Dhe çdo vrasje politike është antiligjore. Prandaj duhej fshehur e vërteta.Dhe ajo qe: Kush urdhëroi për të qëlluar mbi turmën?/ZgjohuShqiptar.info