Nga politika te Posta dhe anasjellas! Anëtarja e Këshillit Bashkiak zëvendëson deputeten te Posta Shqiptare në Durrës, emërohet drejtoresha e re

Filiali i Postës Shqiptare në Durrës ka një drejtoreshë të re.

Burime për mediat konfirmojnë se Elisabeta Mataj, anëtare e Këshillit Bashkiak, ka marrë detyrën dhe do të prezantohet ditën e nesërme zyrtarisht para stafit të Postës.

Emërimi i Matajt në këtë detyrë ka ardhur pasi drejtoresha e dikurshme, Etleva Budini, arriti që në zgjedhjet e 11 majit të fitonte mandatin e deputetes.

Ajo garoi në listat e hapura të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT