Helmimet e nxënësve në shkolla si ngjarje të përsëritura

Kohët e fundit në disa shkolla të vendit tonë kanë ndodhur disa ngjarje ku kanë mbetur të helmuar nxënës.

Thuajse e njëjta ngjarje ndodhi ditën e sotme në një gjimnaz në qytetin e Fierit, ku mbetën të helmuar gati 30 nxënës. Të paktën nga ajo që u bë me dije publikisht u tha që kjo ngjarje kishte ndodhur pasi një nga nxënësit e shkollës kishte përhapur një lloj sprajti helmues në ambientet e brendshme.

Kujtojmë që në po të njëjtën shkollë një ngjarje pak a shumë e tillë ku kishin mbetur të helmuar disa nxënës ndodhi vetëm pak ditë më parë, veçse për atë rast u tha se helmimi kishte ndodhur si pasojë e substancave që ishin përdorur gjatë një eksperimenti në orën e fizikës.

Mesa duket të dyja këto ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën, pasi kanë ndodhur në të njëjtën shkollë dhe në një hark kohor shumë të afërt me njëra tjetrën. Gjithashtu kujtojmë këtu që këto dy ngjarje nuk janë të vetmet e as të rralla që ndodhin në ambjentet e shkollës.

Para 2 vitesh një ngjarje e tillë ku mbetën të helmuar me dhjetëra nxënës ndodhi në Bulqizë në Gjimnazin e Shupenzës, dhe që sipas autoriteteve u tha se kjo ngjarje kishte lidhje me sistemin e ngrohjes, pasi teknikët që kishin montuar sistemin nuk ishin të specializuar për këtë punë. Edhe pse duhet thënë që nga policia nuk pati asnjë arrestim apo procedim penal.

Por në Bulqizë thuajse e njëjta ngjarje ndodhi para disa javësh në Shkollën 9-vjeçare “Godvi” ku u tha se nxënësit janë helmuar nga lënda e peletit që shërben për ngrohje.

Në muajin mars të vitit të kaluar sërish në Bulqizë në Shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” përfunduan në spital shumë nxënës si pasojë e helmimit me lëndët që përdoren për eksperimente në lëndët mësimore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT