Negociatat, jepet drita jeshile, por Greqia “shqetësohet” për censin dhe ligjin e pronave

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë gjetur dakordësinë këtë të premte duke dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

As Franca dhe as Holanda nuk kanë dhënë sinjale vetoje në këtë takim që i paraprin vendimmarrjes finale, që nëse nuk ka ndonjë të papritur për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të merret më 24 mars.

Franca hoqi pengesën pasi ndryshimet e propozuara prej saj në metodologjinë e zgjerimit u morën parasysh, duke e ndryshuar procesin thelbësisht, nga një proces pa kthim, në një proces që mund të rikthehet.
Ndërkohë, Holanda vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe e krimit të organizuar, vijimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i shtetit ligjor. Megjithatë, Amsterdami ka sinjalizuar se nuk do të vendosë veton, por thjesht do t’i ngrejë si shqetësime.

E papritura ka ardhur nga Greqia. EUObserver shkruan se Athina në këtë takim ka folur për dy kushte. Kushti i parë ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë, ndërsa kushti i dytë rishikimi i ligjit për pronat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT