Lapaj s’i ndahet Endrit Shabanit: Tradhtar! Ana Dajko s’e do mandatin, por…

Kreu i “Shqipëria Bëhet” nuk ndalet me akuzat ndaj Endrit Shabanit ndërsa në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se Ana Dajko nuk e do mandatin, por e mban që mos t’i kalojë ish-aleatit në koalicion.

Adriatik Lapaj shprehet se Endrit Shabani është tradhtar pasi nuk e lejoi të futet në parlament.

“Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi që të detyronte një lëvizje që mori 64 mijë vota, të mos përfaqësonte qytetarët. U përdor standard tjetër për PSD-në. Për ne u përdor standard tjetër.

Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën. Bëri fjalë njeri për atë mandatin që u ndërrua për 5 minuta në Fier? Përdorën një kalë Troje, një tradhëtar.

Ana Dajko nuk e ka dashur dhe nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari. Është nënë e nderuar e 2 djemve dhe e 3 nipërve e mbesave. E ndoqa, e pashë emocionin e saj. Foli me emocionin e nënës. Është njeriu më i ndershëm i asaj salle.

KAS ka 5 vetë, 3 të PS dhe 2 të PD dhe këta të PD-së qeshnin bashkë me këta të Ramës. Këta që bëjnë sikur zihen, kjo opozita nuk mbante anën e një subjekti opozitar.

Ajo nuk do të jetë deputete e zakonshme, por do të jetë përfaqësuese ndryshe, do të ketë pas 7 avokatë që do të përgatitin rezoluta dhe ajo do t’i depozitojë me shkresa dhe akte”-tha Lapaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT