Meta i shpall zyrtarisht “luftë” Ramës: Në 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë, shqiptarët të bashkohen me mua që të mbrojmë drejtësinë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se është duke vlerësuar prova të tjera kundër mazhorancës.

Meta shprehet se është i vendosur të vijojë shpartallimin e tentativës së grushtit të shtetit që ai mendon se ekziston.

“Mbrojtja e Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë mbi detyrat për çdo shqiptarë të ndershëm dhe patriot, kryedetyra dhe misioni i presidentit të Republikës.

Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë sesa ky akt mafioz ku së fundi në bazë të provave zyrtare rezulton e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe celula e strukturuar në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që përmes shkeljes së kushtetutës, shkeljes dhe dhunimit të shumë ligjeve, dhe falsifikimeve të mirë provuara, ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze një kompetencë që kushtetuta ia jep vetëm presidentit, me qëllim garantimin e një gjykate kushtetuese jo si garante e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, por si një polici anti-kushteutese për të dhunuar të drejtat e shqiptarëve në të ardhmen.

Këto prova, fakte tronditëse ishte e domosdoshme t’i sillte vet presidenti. Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra shumë të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik, është dorëzuar për tre titullarë të lartë të ministrisë së Drejtësisë me në krye zonjën ministre ende në detyrë. 

Ne po vlerësojmë prova të tjerë që disponojmë dhe që po na vijnë dhe persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin jo vetëm të kësaj tentative së grushtit të shtetit por edhe përpjekjes për ta përfunduar me ligjin antikushtetues për të kthyer gjykatën kushtetuese, nga kjo bandë tepër e rrezikshme. ndaj më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë se janë me kushtetutën jo me presidentin Ilir Meta, shqiptarët nuk do tolerojnë më askënd të dhunojë kushtetutën që e miratuan me referendum.

Rreziku më i madh është murtaja që quhet rilindje, jo socializmi. 
 
Është një akt i paprecedentë i kreut të shtetit thoni ju? Më thoni a ka ndonjë republikë në botë dhe Evropë të një vendi anëtar të Këshillit të Evropës, që synon të çelë negociatat, ku në mënyrën më mafioze i rrëmbehet kompetenca kushtetuese që i jepet presidentit.

Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar që dëshiron të jetojë në liri dhe ku ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Evropës të shkelet kushtetuta në këtë mënyrë, të ketë tre vjet pa gjykatë kushtetuese, për ta kapur në mënyrë mafioze siç tregojnë faktet, të ketë mbetur një minutë pa gjykatë të lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkundi një grusht i tillë shteti. Puna vazhdon provat vazhdojnë, impilikimi vazhdon të gjithë i pres më 2 mars kundër murtajës që di të zhbëjë shtetin”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT