Kurti: Defaktorizohen shqiptarët në Ballkan

Lideri i lëvizjes ”Vetëvendosje!”, Albin Kurti vlerëson se Lugina e
Preshevës nuk do të përfshihet në bisedimet midis Prishtinës dhe
Beogradit.
“Serbia me qëllim mban nën kontroll të hekurt edhe Luginën e
Preshevës edhe veriun e Kosovës. Kësisoj ajo po fiton koncesione kundër
politikanëve shqiptarë që jo vetëm nuk kontrollojnë asgjë, por për më
tepër, vetë ata janë të kontrolluar nga faktorët ndërkombëtarë. Nëse si
pikënisje kemi vullnetin tonë dhe parimet universale të së drejtës dhe
drejtësisë, atëherë duhet mohuar realitetin e krijuar dhunshëm nga të
tjerët, kundër vullnetit tonë. Shteti i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet
të bëhen bashkë dhe t’i ndihmojnë dhe përkrahin fuqishëm shqiptarët në
Luginë të Preshevës në çdo aspekt. Nuk përmirësohet aspak gjendja e
shqiptarëve në Luginën e Preshevës përmes bisedimeve me Serbinë. Kemi
nevojë për monolog kombëtar, jo për dialog me armiqtë”, ka deklaruar
Kurti në një intervistë për gazetën ”Illyria”, që del në New York.
Sipas tij, Tirana dhe Prishtina e kanë për obligim një bashkëpunim të
ngushtë midis tyre, por edhe koordinimin e politikave të përbashkëta me
shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera të rajonit, në drejtim të
faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan.

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe
trevat tjera, Kurti ka nënvizuar se shqiptarët që si rezultat i
ngjarjeve historike në të kaluarën kanë mbetur padrejtësisht dhe kundër
vullnetit të tyre jashtë shtetit shqiptar duhet ta kenë mbështetjen dhe
përkujdesjen konstante të Shqipërisë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT