Tërmeti, 17 arreste, mbi 30 inxhinierë dhe ndërtues të shoqëruar

Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur shoqërimet dhe arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën.

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT