Konsumuan karamele me kanabis, 3-vjeçarja në “luftë” për jetën! Shefi i Pediatrisë: Pasojat janë afatgjata!

Tre femije perfunduan dje ne spital ne Korce, pasi kishin konsumar karamele te gjetura ne rruge.
Mjeket kane thene se analizat kane treguar se ata kane konsumuar karamele me kanabis, te cilat i kishin gjetur ne rruge.
Shefi i pediatrisë, Robert Rado: Vajza 10 vjec ne gjendje te mire, vajza 7 vjeç me parametra normale.
Vajza 3 vjec ne gjendje te rende per shkak te substancave qe ndikojne sistemin nervor. Karamelet kane pasur permbajtje kanabisi.
Perdorja ne mosha pediatrike eshte fatale.
Ne moshe te tille nuk kemi pasur. Ishte rasti i pare. 3 vjecarja ka dale nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Keto substanca kane efekt afatgjate. Eleminohen deri ne 15 dite.
Kane konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do te tregojne nivelin e narkotikeve ne gjak.
Më shqetësuese ka qenë gjendja e vajzës më të vogël, vetëm 3 vjeçe. Ajo është paraqitur në spital në gjendje të rëndë, me shenja të prekjes së sistemit nervor qendror, kriza konvulsive dhe të vjella. Mjekët kanë ndërhyrë urgjentisht duke e intubuar në repartin e reanimacionit për të rriturit, veprim i rrallë për një fëmijë kaq të vogël.
“Problemi ishte me vajzën më të vogël, 3 vjeç, e cila erdhi në gjendje të rëndë, me simptoma nga sistemi nervor, si rezultat i efektit që japin këto substanca mbi të. Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose haribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.
Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën.”, tha mjeku.
Fatmirësisht sot, vajza e vogël ka dalë nga intubimi. Megjithatë mjeku Rado thotë se përsëri është shpejt për të dhënë mendime përfundimtare mbi ecurinë e saj, “sepse këto substanca kanë efekte afatgjata. Efektet mund të zgjasin nga 6 orë deri në 3 ditë, ndërsa eliminimi i tyre nga organizmi, përmes sistemit renal, pra urinimit, mund të shkojë deri në 15 ditë.”
Rado sqaroi se nuk është bërë e mundur të matet niveli i substancës narkotike në gjakun e fëmijëve, pasi për këtë nevojiten laboratorë të specializuar që aktualisht mungojnë. Megjithatë, mjekët kanë vepruar menjëherë për të ruajtur parametrat jetikë të fëmijës: funksionin e zemrës, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.
“Nuk kemi mundur të masim nivelin e këtyre substancave në gjak, dhe kjo e bën akoma më problematike situatën. Për këtë duhen laboratorë të posaçëm që matin nivelin e substancës. Analizat janë marrë, analizat janë diskutuar, por qëllimi kryesor ynë ishte trajtimi i menjëhershëm i fëmijës, pasi ishte në gjendje të rënduar.
Problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.”, tregoi mjeku.
Megjithatë, sipas të dhënave të prindërve, thuhet se vajzat kishin konsumuar nga dy karamele.