Agjentura ruse në Kosovë, Haradinaj jep paralajmërimin e fundit

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon që policia atje të jenë më vigjilente ndaj lëvizjeve të shpeshta të shtetasve ruse. 

“Nuk është e lehtë të garantohet rendi publik. Policia ka mbuluar vakumin më të madh të mundshëm të përgjegjësisë të rendit publik, besoj edhe në drejtim të sigurisë, edhe iu inkurajoj ta ndjeni këtë përgjegjësi edhe në të ardhmen. Mos lejoni të krijohet vakum i cili të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publik të sigurisë, e ku mund të përfitojë edhe terrorizmi, por edhe mekanizma që kanë qenë të motivuar në mënyrë armiqësore ndaj Kosovës. Dëshira e tyre është që axhendat e veta t`I zhvendosin në Ballkan dhe Kosovë. Kohët e fundit jemi dëshmitarë që ka një frekuencë më të madhe të lëvizjeve të shtetasve rusë, pra duhet ta kemi parasysh që Kosova duhet të jetë vigjilente etë mbrojë veten”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa u shpreh se policia si institucioni me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve të Kosovë po e kryen plotësisht detyrën e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT