Tjetër shqiptar humb jetën në burgjet greke

Ditën e djeshme një shqiptar është gjendur i varur në qelinë e burgut në Agios Nikolaos në Kretë.

Janë mediat greke ato që publikojnë lajmin, ndërsa nuk bëhet ende i ditur emri i shqiptarit.

Autoritetet dhe shërbimi mjekësor u njoftua menjëherë, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë shqiptarin.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë shqiptarin të ndërmarrë këtë akt.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT