“Këta nuk tallen dot me mua”, Apeli e la në burg Ilir Metën, Kujtim Cakrani: Ky është turpi më i madh që ka ndodhur në Europë

Avokati i ish-presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur para ambienteve të GjKKO-së pas vendimit të marrë këtë të hënë për klientin e tij, i cili u la sërish në qeli nga togat e zeza.

Cakrani vijoi me akuzat e tij se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i “kapur” dhe i drejtuar nga politika, ndërkohë që shtoi duke thënë se betejën e tyre do ta vazhdojnë deri në fund, deri në lirimin e ish-presidentit Meta.

Sipas Cakranit, mbajtja e Metës në paraburgim është e jashtëligjshme duke e konsideruar kështu si një “turp”.

Ai bëri me dije se ditën e nesërme do të depozitojnë një tjetër kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë dhe se deri më tani nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila vlen të theksohet se është “armikja” e tyre e shpallur nga opozita.

“Do vazhdojmë me kërkesa tona. Nesër ose pasnesër do të bëhet një kërkesë tjetër sepse ju e dini që çështja është para seancës paraparake ne do vazhdojmë sepse ish-presidenti s’mund të qëndrojë në paraburgim. Ky është turpi më i madh që ka ndodhur në Europë. Kjo dhe njëherë tregon organet e drejtësisë që janë organe të krijuara dhe të varura nga politika, janë kthyer në gjykata politike, toga pushkatimi dhe nuk ka asnjë dyshim me këtë që po ndodh me presidentin Meta.

Ne akoma nuk kem i vendosur se çdo bëjmë me zonjën Gjoka. Ne do vazhdojmë me procedurën. Meta nuk është thjesht një ish-president është numri dy i opozitës, nëse ju doni që ta quani aty i paraburgosur dhe është normale, kjo nuk është normale.

Unë sot nuk po flas për zonjën Gjoka, kam ardhur këtu për një procedurë tjetër për zëvendësimin e masës.  Kërkesa për zëvendësim do të vazhdojë sot dhe nesër.

Nuk tha asgjë do të qëndrojë në paraburgim dhe u ul, kaq ka thënë prokurori dhe mund ti merrni edhe videon e ta dëgjoni. Unë kam folur 40 minuta, avokatin këta e duan vetëm për procedurë sepse vendimin e kanë marrë. Por e kanë kot, me mua nuk kanë shanse të tallen, asnjë gjyqtar”, tha avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT